Florjan Binaj shpëtoi nga COVID-19, por ‘sëmuret’ nga gjykimet e njerëzve

Florjan Binaj shpëtoi nga COVID-19, por ‘sëmuret’…

Sipas shqiptarëve duket se duhet të bëjmë kujdes dhe pasi dalim nga ‘lufta’ me Covid-19.

Aktori i humorit Florjan Binaj u infektua me COVID-19 një muaj më parë dhe fatmirësisht arriti ta fitojë luftën me virusin.

Mirëpo duket se periudha pas infektimit me koronavirus nuk ka qënë e lehtë për të.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top” Flori tregoi se njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, u shpreh aktori.

Ndër të tjera, aktori tha se kur sheh këtë gjë kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit