'Floyd'/ Qytetarët marshime në mbarë botën: Nuk marr dot frymë

‘Floyd’/ Qytetarët marshime në mbarë botën: Nuk…

“Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”. “Mjaft është mjaft”… Nën këto moto kundër racizmit, njerëzit kanë vërshuar në rrugë nga Los Anxhelos në Londër, Madrid, Paris etj.  Vala e protestave e nxitur nga vdekja e George Floyd në Mineapolis tashmë ka marr përmasa globale.

Në Los Anxhelos,  K.C. Coleman, 55 vjeç, ish-oficere policie, tha për Reuters se ajo vetë është përballur me racizmin gjithë jetën. “Unë jam përballur me racizmin çdo ditë. Po të futem në ndonjë dyqan, më vëzhgojnë, menjëherë prezumohet që do të vjedh diçka. Kjo është jeta e përditshme e një amerikani me ngjyrë në Amerikë. Çdo ditë kur zgjohesh ke frikë  për jetën tënde, frikë kur i jep makinës. Frikë kur të ndalon policia, frikë kur bën pazare, frikë në çdo lëvizje gjatë ditës”.

Coleman tha se ishte optimiste se kjo lëvizje do të sillte ndryshime të konsiderueshme për afro-amerikanët të cilëve tashmë po u bashkoheshin qytetarë nga çdo komunitet. “Kam qenë oficere policie për 15 vite. Kam qenë në detyrë gjatë trazirave në vitin 1992. Kam qenë në vijën e parë nga krahu i kundërt. Sot jam këtej nga krahu i protestuesve dukë luftuar për çfarë është e drejtë. Pash shumë padrejtësi dhe asnjë ndryshim në atë kohë, dhe më në fund sot ndryshimi po vjen, që bota ta shohë”.

Në Londër, Stedroy Cabey, një aktor 30-vjeçar tregon se është përballur për herë të parë më racizmin, kur në moshë të re, kishte mbërritur në Britani nga Karaibet, dhe njerëzit i thoshin të kthehej nga kish ardhur. “Isha një djalosh që vinte nga Karaibet në Britani për një jetë më të mirë, për të pasur disa mundësi më shumë, dhe kur dëgjon të të thonë këtë, më goditi fort, mendova “wow”. Më kujtoi që racizmi është real”. Por, vdekja e Floyd tashmë ka ndryshuar botën, thotë Cabey. “Fakti që ne po qëndrojmë të bashkuar, globalisht, i thotë të gjitha. Është shumë domethënëse. Është shumë e trishtë që ai vdiq, por vdekja e tij nxiti ndryshimin dhe bota po ndryshon. Kam dalë sot për të ngritur zërin tim, kam dalë në emër të tij dhe në emër të kujtdo që ka humbur jetën prej padrejtësive”.

Gjatë një proteste në Paris, Bokar Ture, ekonomist amerikan i biri i liderit të “Black Panther” Stokely Carmichael, i ka shpjeguar vajzës së tij se George Floyd vdiq për shkak të ngjyrë së lëkurës. “Unë kam thënë që ka disa njerëz që mendojnë se ne vlejmë pak vetëm pse jemi të zinj, por ne e dimë shumë mirë që kjo nuk është e vërtetë, apo jo? Ne e dimë që jemi po aq të zgjuar, aq inteligjent dhe po aq të bukur sa kushdo tjetër. Jeta jote vlen, bukuria jote vlen, inteligjenca jote vlen, nuk ka fare rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët. Në rregull?”.

Një tjetër protestues në rrugët e Parisit, Abdul Diallo, 24 vjeç, nga Guinea, i cili studion për sociologji në Francë, tregon eksperiencën e tij me fenomenin e racizmit. Ai thotë së po bënë homazhet e tij për George Floyd, dhe po proteston për ti dhënë fund racizmit e padrejtësive të çdo ditë, të cilat i ka provuar në lëkurën e tij. “Njerëzit me ngjyrë duhet ta kuptojnë që nëse nuk e marrin vetë fatin e tyre në duar, nëse nuk protestojnë, atëherë nuk do të ketë ndryshim, pasi kjo situatë vazhdon prej shumë kohësh”.

Diallo, i cili mbërriti në Francë para dy vitesh dhe tashmë ka marr statusin e azilantit politik, tha së lëvizja kundër racizmit duhej të kishte marr përmasa të mëdha shumë më herët, por pati nga ata optimist që thoshin se ndryshimi ka filluar.

I lindur në Mississippi, Frank Bradford, thotë se është përballur çdo ditë me racizmin në Shtetet e Bashkuara. E nisi karrierën në politikë në Uashington D.C, dhe tashmë është transferuar në Spanjë ku punon si mësues i gjuhës angleze. Ai thotë se korrigjon në mënyrë të vazhdueshme studentët e tij kur konstaton sjellje apo ide raciste dhe mundohet t’u mësojë atyre si ta dallojnë dhe luftojnë këtë fenomen. “Është një çështje e vështirë. Të vjen keq që jemi akoma duke folur e duke luftuar kundër racizmit, në vitin 2020”. Ai shpreson që protestat të hapin dialogun mes qytetarëve, krerëve të komuniteteve, politikanëve dhe ligjbërësve mbi ketë fenomen.

Pamjet janë gati të njëjta nga rrugët e Brukselit, me qindra njerëz në rrugë duke ngritur zërin kundër racizmit. Pauline Sobze, një nxënëse 17-vjeçare, thotë se beson që kjo lëvizje mund të ndryshojë shoqërinë dhe mënyrën se si njerëzit më ngjyrë shihen. “Unë mendoj që një nga gjerat që kjo protesta mund të ndryshojë është mënyra se si shihen njerëzit me ngjyrë. Unë shpresoj që ata të interesohen më tepër për kulturën tonë, pasi kultura e njerëzve më ngjyrë, kultura afrikane është gjithandej”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit