“Fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”, Rama ‘fut kasetën’: Më kanë përqeshur…(Video)

“Fluturim falas për të gjithë ata që…

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen pamje të punimeve nga aeroporti i Kukësit, që sipas tij do të jetë gati shumë shpejt, për nisjen e fluturimeve.

Pa kursyer ironinë, Rama thotë se do të ketë një udhëtim falas për të gjithë ata që e kanë sharë nga Londra, e që iu referohet kryesisht të rinjve kuksianë që kanë zgjedhur që të ;ënë vendin, për të emigruar drejt Britanisë së Madhe.

“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”, shkruan Rama.

Rama ka premtuar prej disa vitesh që do të jetë gati aeroporti i Kukësit, por derimë tani ende nuk ka asgjë konkrete, dhe plani duket të ketë mbetur vetëm më letër.

“Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit në realitet do të jetë më i bukur se këtu”, shkruante Rama në vitin 2018.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit