‘Fluturime simuluese me ‘PUMA’/ SHBA i dhuron dronë inteligjentë Forcave të Armatosura Shqiptare

‘Fluturime simuluese me ‘PUMA’/ SHBA i dhuron…

SHBA i ka dhuruar Shqipërisë dronë ushtarakë për fluturime simuluese me ‘Sistemet Ajrore’ pa pilot.

Sistemet Ajrore ‘Puma’ iu dhuruan Forcave të Armatosura Shqiptare për batalionin e dytë të Këmbësorisë.

Ambasada Amerikane njofton se ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për ushtarakët shqiptarë për trajnimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të tilla.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit