Fluturimeve të lira po u vjen fundi, nga viti i ardhshëm shtrenjtohen mesatarisht 200 euro

Fluturimeve të lira po u vjen fundi,…

Shtrenjtimi i biletave do të nisë që vitin e ardhshëm.

Operatori më i madh në Shqipëri, Wizz Air, me gati 60% në treg, do të shtrenjtojë biletat deri në 2-5 herë më të larta.

Ky shtrenjtim do të nisë që nga prilli i vitit që vjen.

Një nga destinacionet ku fluturojnë më shumë shqiptarët, Roma, vihet re dhe shtrenjtimi më i madh i biletave.

Shtrenjtimi më i madh është për Romës, që është dhe një nga destinacionet kryesore ku fluturojnë shqiptarët.

Nëse pret sot një biletë për në Romë për datën 15 prill, çmimi më i lirë për në vajtje është 90 euro dhe kthimi është 110 euro, pra bileta në total kushton 200 euro.

Për në Dortmund në datat 15 dhe 18 prill, bileta në dy drejtime është rreth 200 euro, nga 60-80 minimalisht që e gjen gjatë këtij vit, nëse e pret më herët.

Parisi në maj (19-22 maj) është 230 euro vajtje ardhje. Këtë vit në prill, biletat për në Paris, nëse i prenotoje pak javë më herët mund ti blije edhe me 60-100 euro (vajtje-ardhje).

Shtrenjtimi i biletave lidhet me dy arsye kryesore: Së pari rritja e kostove në përgjithësi, lidhur dhe me shtrenjtimin e karburanteve.

Së dyti, pas çmimeve të lira, Wizz u bë një ndër operatorët më konkurures në treg, duke bërë kompanitë e tjera të ulin numrin e linjave. Kjo e bën atë dominues në fiksimin e çmimeve më të larta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit