Fluturoi 4800 km për një takim në internet, dyshohet se gruaja u vra për t’i marrë organet

Fluturoi 4800 km për një takim në…

51-vjeçarja Blanca Arellano, nga Meksika u gjet e vdekur pasi fluturoi në Peru për të takuar një burrë që takoi në internet. Dyshohet se ajo mund të jetë vrarë për organet e saj.

Ajo njohu një burrë peruan në një aplikacion lojrash dhe pas disa muajsh bisedë në internet, ajo udhëtoi më shumë se 4800 km për ta takuar atë në jetën reale.

Familja e Arellano-s thotë se ajo shkoi në Lima më 31 tetor për të takuar 37-vjeçarin Juan Pablo Jesús Villafuert.

Ndërsa ditët kaluan pa asnjë komunikim të mëtejshëm nga Arellano, mbesa e saj postoi në Twitter në përpjekje për ta gjetur atë. Në postim, Karla tha se familja kishte frikë për jetën e saj.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të isha në këtë situatë, por sot po kërkoj mbështetjen tuaj për të shpërndarë këtë postim dhe për të gjetur një nga njerëzit më të dashur dhe më të rëndësishëm të jetës sime.

Tezja ime Blanca Olivia Arellano Gutiérrez u zhduk të hënën më 7 nëntor në Peru. Ne kemi frikë për jetën e saj.”

E dëshpëruar për të marrë disa përgjigje, Karal iu drejtua edhe Villafuertes, e cila i tha asaj se halla e saj kishte vendosur të kthehej në Meksikë. Më pas një peshkatar gjeti në port një kokë pa trup dhe me pas u gjet një gisht i vetëm me një unazë.

Sipas aturiteteve pjesët e trupit ishin Arellano pasi familja e saj ishte në gjendje të identifikonte unazën. Më 17 nëntor, Villafuerte u arrestua nga policia si i dyshuari kryesor në vrasjen e Arellano dhe hetuesit po shqyrtojnë nëse vrasja kishte lidhje me marrjen e organeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit