FMN ‘ia mbledh’ qeverisë: Jepni llogari për fondet që morët për tërmetin dhe pandeminë

FMN ‘ia mbledh’ qeverisë: Jepni llogari për…

Në dy vitet e fundit Shqipëria është përballur me krize ekonomike, ku për shkak të tërmetit dhe pandemisë, qeverisë iu desh të merrte fonde nga FMN. E ndonëse këto fonde u morën në të mirë të popullit dhe zgjidhjes së krizës për shkak të pandemisë dhe tërmetit, qeveria nuk ka ruajtur transparencën e duhur të shpenzimeve të këtyre fondeve dhe për këtë Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ndërmarrë masa dhe të japë llogari për fondet që ka marrë. Fondi e bëri kërkesën në deklaratën për shtyp të publikuar pas mbylljes së konsultimeve të radhës për nenin 4 të marrëveshjes së anëtarësimit, teksa përsëriti edhe njëherë kërkesën e mëparshme ndaj qeverisë shqiptare për rishikimin e përdorimit efikas të fondeve dhe politikat në fushën e investimeve publike.FMN gjithashtu kritikoi qeverinë për menaxhimin e borxhit publik në terma afatmesëm, ndërsa paralajmëroi se borxhi publik do të arrijë në 81% të PBB këtë vit dhe se në vitin 2026 do të vijojë të jetë në nivelin 74%.

FMN:

Drejtorët nxitën autoritetet të zbatojnë menjëherë masa për transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimet emergjente dhe fondet me subjekt rindërtimin me kontrolle të përshtatshme për menaxhimin financiar publik. Shqipëria ka nevojë të ndërmarrë konsolidim fiskal të besueshëm në bazë të të ardhurave të fiksuara në një Strategji të shëndosë Afatmesme. Eficenca e ulët e shpenzimeve publike duhet të reduktohet dhe mbështetja fiskale duhet të shënjestrojë ato që janë më të nevojshme. Drejtorët theksuan më tej rëndësinë e fuqizimit të cilësisë dhe transparencës së shpenzimeve publike. Do të jetë me rëndësi kritike të trajtohen mangësitë në menaxhimin e investimeve publike, përfshirë partneritetet publike dhe private, dhe për të fuqizuar besueshmërinë e kuadrit buxhetor dhe fiscal. Rritja afatmesme pritet të konvergjojë në potencialin e saj prej 3.4%, e mbajtur ulët nga faktorë demografikë negative.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit