FMN: PPP-të në Shqipëri janë të politizuara, nuk monitorohen nga institucionet përgjegjëse

FMN: PPP-të në Shqipëri janë të politizuara,…

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre alarmin për ndikim negativ që kanë Partneritetet Publiko-Private (PPP)  në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të publikuar me titull “E ardhmja e kontratave PPP në Ballkanin Perëndimor”, Fondi shprehet se mungesa e legjislacionit dhe zbatimi i dobët të tij mund t’i ktheje këto projekte në një rrezik për stabilitetin fiskal

Në Shqipëri njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave, por nuk është zyrtarisht i mandatuar me funksione të menaxhimit fiskal. Duke vënë në dukje se në vendin tonë PPP-të nuk monitorohen, sepse shpesh projektet janë të politizuara dhe askush nuk ndërhyn. Dëmtohet tregu, konkurrenca dhe fondet që shkojnë për këto projekte.

FMN vë në dukje se në disa vende, kuadri ligjor i PPP -ve mbetet i fragmentuar, teksa shumica e vendeve duhet të krijojnë procese të integruara të planifikimit të investimeve publike për identifikimin e projekteve prioritare.

Kuadri qeverisës për PPP-të duhet të udhëhiqet nga Ministri i Financave, me një rol kyç dhe aktiv për miratimin e projekteve PPP, duke vlerësuar kostot dhe rreziqet fiskale të tyre” këshillon FMN.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit