FMN: Shqipëria dhe Kosova vendet më të varfëra në Evropë

FMN: Shqipëria dhe Kosova vendet më të…

Shqipëria vijon të jetë në fundin e listës së vendeve sa i përket të ardhurave për frymë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë krahasimore rendit në fund të vendeve të kontinentit Shqipërinë dhe Kosovë. Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e parafundit në Europë me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë ndërkombëtar, dhe në fundit shfaqet Kosova, me 15 600 dollarë.

Mesatarja e Europës është gati 50 mijë, ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë gati sa gjysma e Europës Lindore. Mesatarisht një shqiptar ka sot 7 mijë dollarë si pasuri. Mirëpo FMN nuk sqaron që mesatarja mund të jetë edhe fakti që një shqiptar të ketë 14 mijë dollarë dhe një tjetër të jetë me zero para në xhep.

Shqipëria ka resurse të pafundme natyrore si deti, malin, liqenet apo edhe ngrohtësinë e diellit për 300 dië. Po ashtu ka burime të jashtëzakonshme nëntkësore si nafta, kromi apo metale e tjera. Një vend që ka të gjitha mundësitë ë zhvillohet ekonomikisht por që ka mbetur në vend numëro në 32 vite demokraci.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit