Fobi nga merimangat dhe gjarpërinjtë? Ja aplikacioni që i’u mbron

Fobi nga merimangat dhe gjarpërinjtë? Ja aplikacioni…

Fobia është sëmundja më e zakonshme psikiatrike që mund t’i ndodhë një personi.

Përshembull disa kanë frikë merimangat apo gjarpërinjtë.

Kjo ndodh për shkak se askush prej nesh nuk e di sesa të rrezikshëm mund të jenë këto specie.

Nëse keni hasur ndonjëherë në një gjarpër ose merimangë dhe keni pyetur veten nëse mund t’ju vrasë, një aplikacion i krijuar së fundmi mund t’jua zbulojë këtë.

Aplikacioni i quajtur “Critterpedia” mund të mos jetë vëçanërisht i dobishëm në Europë.

Por në Australi p.sh numërohen 170 specie gjarpërinjsh, shumica pre tyre helmues, dhe mbi 2000 lloje merimangash.

Aplikacioni ju lejon të ngarkoni një fotografi të një gjarpri ose merimange, dhe pastaj menjëherë t’ju tregojë se çfarë specie është dhe nëse duhet të trembeni apo jo.

 Programi analizon foton tuaj, dhe më pas përdor një algoritëm për të kuptuar klasifikimin e specieve.

Si funksionon aplikacioni?

Aktualisht programi është ende në fazën e testimit, dhe përshkruhet si një ‘motor kërkimi për të mësuar’.

Ai do të azhurnojë vazhdimisht informacionin e tij, pasi përdoruesit fillestarë fillojnë të bashkëveprojnë me të.

Ndërsa disa nga të dhënat tashmë ekzistojnë, mund të jetë e vështirë kur dy lloje merimangash ose gjarpri duken pothuajse identikë.

/Burimi:Euronews/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit