Fokus qeveria e ardhshme e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti fton krerët e partive shqiptare për takim

Fokus qeveria e ardhshme e Maqedonisë së…

Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka ftuar kryetarët e partive politike shqiptare për takim.

Qëllim i takimit është koordinimi për formimin e Qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

“Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, thuhet në ftesën e BDI-së.

Takimi pritet që të mbahet në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, më 13 gusht, ditën e enjte, në orën 12:00.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit