Fole prostitucioni në një lokal në Lezhë, arrestohen 6 persona, mes tyre 4 gra

Fole prostitucioni në një lokal në Lezhë,…

Polica ka zbuluar një lokal ku ushtrohej prostitucioni dhe shiteshin drogat e forta në qytetin e Lezhës. Si rrjedhim, gjashtë persona kanë rënë në pranga, mes tyre katër gra.

Në pranga ra pronari i lokalit, një shtetase që ushtronte prostitucionin, një shtetas që shiste lëndët narkotike dhe tre shtetase që nuk e kallëzuan këtë krim. Ndërkohë 1 shtetas, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike, është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni dhe një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

U arrestua në flagrancë shtetasi K.(B.) L., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

U arrestua në flagrancë shtetasja B. L., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;

U ndalua shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

U ndaluan shtetaset A. V., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, V. H., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe K. O., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit