Fondet i shpenzojnë për tendera/ Qeveria merr sërish borxh për energjinë

Fondet i shpenzojnë për tendera/ Qeveria merr…

Fondet e KESH dhe OSHEE shkojnë për makina, naftë dhe mobilie që i duhen Ergys Verdhos, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh për energjinë elektrike. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja e huasë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, teksa vlera e borxhit është po 50 mln euro.

Kështu, në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në muajin mars e do merret nga KfË gjermane.

Paralelisht me këto 3 hua, në harkun kohor të 16 muajve janë marrë edhe 191.5 mln euro borxh për sektorin elektorenergjetik, duke i çuar vlerën totale në 341.5 mln euro.

Më konkretisht, në fund të vitit 2021, ishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që mori një hua prej 70 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Gjithashtu, OSHEE mori edhe 4 kredi për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë, nga bankat e nivelit të dytë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit