Fondet për koronën, krerët e BE: Duhen ngritur ura të mëdha brenda unionit. Kompromisi që duhet të bëjë Merkel

Fondet për koronën, krerët e BE: Duhen…

Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të ketë një fond ndihmash për krizën e Coronës. Por grindja për detajet do të zhvendoset në korrik. Deri atëherë Angela Merkelit i duhet të kërkojë kompromise.

Në tërësi në BE ka një ujdi: duhet të ketë një fond ndihme për Coronën. Asnjë qeveri nuk e mohon se sa i thellë pritet të jetë recesioni i ardhshëm.

Të premten u fol në një “atmosferë konstruktive”, siç u shpreh në një video kancelarja Merkel, por ka një sërë pyetjesh ende të hapura. “Urat që na duhet të ndërtojmë tani janë të mëdha.” Gjermania merr më 1 korrik presidencën e radhës në BE dhe me këtë edhe detyrën e rëndësishme të unifikojë interesat diverguese brenda BE.

Grindja përgjatë fronteve të njohura

Shumë vende pyetën, se mbi cilën bazë të dhënash do të shpërndahen ndihmat për vendet më të prekura. Edhe kjo nuk është e sigurtë, tha Merkel, nëse të dhënat e tregut të punës për vitet 2015-2019 janë baza e duhur. Duhen përfshirë edhe dëmet e drejtpërdrejta ekonomike të shkaktuara nga Corona, megjithëse ato për momentin nuk mund të verifikohen aq lehtë.

Irlanda është një nga vendet që kërkon të marrë shumë ndihma. Sipas kreut të qeverisë irlandeze, Leo Varadkar ky vend është dëmtuar rëndë. Një shembull ky, se ka filluar ndërkohë lufta për shpërndarje fondesh në bazë kombëtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit