Fondi Besa zhvat përmes kredive, qytetarja: I dhashë aq sa më kërkuan, tani më lanë pa bukë

Fondi Besa zhvat përmes kredive, qytetarja: I…

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë atë që i ka ndodhur me  Institucion Financiar (jobanka) FONDI BESA. Ajo thotë se pasi mori një kredi para disa vitesh i ndodhën shumë fatkeqësi dhe për disa muaj nuk mundi të paguante këstet mujore. Pa dijeninë e qytetares Fondi Besa ka zhvilluar gjyqe dhe ia ka kaluar përmbarimit dosjen e saj.

Qytatarja denoncon!

“Unë e dija që ato para do t’i paguaja por nuk kisha mundësi sepse më ndodhën fatkeqësi në familje. Sapo i kalova problemet dhe fillova punë, mendova ta paguaja. Ika të flisja me institucionin për të dakordësuar rreth kësteve dhe më thanë se duhet një vlerë prej 392.000 për të shlyer këstet e prapambetura. I gjeta paratë borxh, tek njerëzit e mi.

Ndërkohë që llogaria ime bankare që marr pagën është e bllokuar. Pasi pagova 392.000 mijë lekë të vjetra i mora në telefon që të interesohesha se kur do të më hapej llogaria e pagës, pasi me ato para jetoj. Me thanë se duhej të paguaja sërish para për përmbarimin. Unë mendova se e mbylla pjesën e pagesës sepse ata nuk ma komunikuan më parë, por pasi morën paratë që kërkuan në fillim, për të shlyer këstet e prapambetura, kërkuan të zhvasnin.

Unë i bëj thirrje njerëzve dhe këtë rast doja ta bëja publik pasi  ka shumë qytetarë kështu si unë që marrin një vlerë parash në këto institucione jobanka dhe paguajnë shumë më tepër.

Unë jam ende të një përgjigjeje për shlyerjen e detyrimeve të përmbarimit me këste, por ndihem vërtetë e frikësuar se mos nga momenti në moment do të marrin në telefon dhe do të më kërkojnë para të tjera”-shprehet qytetarja.

Fondi Besa ka qenë shpeshherë temë e përfolur në media për moskorrektësinë  dhe nxitjen e qytetarëve për të marrë kredi, për t’i ngritur kurthe të tilla. (JOQ)

Redaksia jonë i kontaktoi përpara se të bënte publik lajmin me qëllim që të kishim një informacion të plotë por nuk morë një përgjigje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit