“Forbes”: Arratisuni në plazhet e Ksamilit

“Forbes”: Arratisuni në plazhet e Ksamilit

Cecilia Rodriguez për revistën e njohur ”Forbes” ka shkruar një artikull mbi 15 plazhet europiane të duhurat për arratisje romantike. Ndër to renditet edhe Ksamili, parajsa e Shqipërisë.

Ksamili është kthyer në pikë kyçe të turizmit në Shqipëri. Me një plazh mahnitës dhe ujë të pastër, është një nga bukuritë e këtij vendi. Gjithashtu edhe çmimet janë mjaft të arsyeshme për turistët evropianë.

“Katër ishujt e Ksamilit të Shqipërisë, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e tyre të harlisur dhe të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen vetëm me varka të vogla.

Këta ishuj janë ndër destinacionet më të njohura në rajon dhe zona është e njohur për rritjen e ullinjve, limonëve dhe mandarinave. Midhjet kultivohen në Lagunën e Butrintit aty pranë.

Njëzet minuta me makinë nga qendra e qytetit të Sarandës, Ksamili është një fshat dhe një ish-bashki në rivierën e Shqipërisë së Jugut, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve”- shkruan Forbes.                                              

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit