Forbes: Shqipëria një nga vendet më të varfrat në Europë

Forbes: Shqipëria një nga vendet më të…

Forbes ka treguar se një e treta e njerëzve që kanë lindur në Shqipëri janë larguar dhe jetojnë jashtë vendit. Sipas revistës, numra të frikshëm po mbërrijnë çdo ditë në Britaninë e Madhe me gomone.

Shqipëria ka një diasporë prej 1.2 milionë njerëzish, që e vendos atë edhe mbi vendet si Siria, Moldavia apo Armenia. Shetet që janë mbi Shqipërinë janë Bosnja me 34% të popullsisë jashtë vendit dhe Guajana me 36.4%.

Sipas studimit, gjysma e popullsisë që është në Tiranë po planifikon të largohet nga vendi. Forbes ngre alarmin edhe në lidhje me pensionet për shkak se po ulet gjithnjë e më shumë numri i njerëzve që paguajnë sigurime shëndetësore.

Sipas revistës, Shqipëria është një vend të sigurt për sa i përket luftërave, por të rrënuar në shumë çështje të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit