Forca të shumta policie zbarkojnë në Velipojë dhe Karaburun, IKMT prish ndërtimet pa leje

Forca të shumta policie zbarkojnë në Velipojë…

Pòlicia e shtetit ne bashkëpunim me IKMT kanë ndërmarrë mëngjesin e sotëm aksionin e rradhës në mbrojtjen e vijës ujore dhe parandalimin e ndotjes mjedisore  në bregdet. Aksion u shtri në zonën e Velipojës dhe Shkodrës  në veri të vendit si dhe në zonën e Vlorës dhe Karaburunit në bregdetin e jugut.

Aksioni ka si synim prishjen e ndertimeve pa leje dhe kalimin në procedim penal të personave përgjegjes për zabtimin e plazheve publike në mënyrë të jashtëligjshme.

Më poshtë gjeni  të plotë deklaratën zyrtare të pòlicisë  së shtetit: IKMT në bashkëpunim me Pòlicinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë. Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Paralelisht, IKMT dhe Pòlicia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit