Forcat izraelite sulmojnë të krishterët përpara ceremonisë së Zjarrit të Shenjtë

Forcat izraelite sulmojnë të krishterët përpara ceremonisë…

Forcat izraelite të sigurisë sulmuan të krishterët ortodoksë që donin të merrnin pjesë në ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Të krishterët në zonën e qytetit të vjetër u mblodhën në lagjet e krishtera të qytetit antik për të festuar ritualin. 

Policia izraelite ngriti barrikada për të bllokuar kalimet, pasi lejuan vetëm disa klerikë dhe një numër të vogël të krishterësh ortodoksë të lëviznin. 

Disa besimtarë, duke përfshirë gra, u përpoqën të thyenin barrikadat izraelite për të ndjekur shërbimin, ndërsa forcat izraelite goditën disa prej tyre. 

Në mesin e të goditurve nga policia izraelite ishte një klerik i krishterë dhe një personi i ra të fikët gjatë sherrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit