Forcat speciale i vihen në ndjekje BMW-së, 'mbesin pa fjalë': Alket Rizai shëtit i lirë!

Forcat speciale i vihen në ndjekje BMW-së,…

“Alket Rizai shëtit i lirë.” Kështu shkruajnë mediat greke, pas një lajmi që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Operacioni ka ndodhur mesditën e djeshme, kur një BMW me xhama të zinj ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe menjëherë patrullla i është vënë në ndjekje, shkruan newsbomb.al. Qytetarët në zonën e Lamias dhe policia që kishte bërë postbllok u shokuan kur pa pasagjerin e makinës.

Ai hapi derën dhe nuk ishte askusht tjetër përveçse Alket Rizai.

Shqiptari që ka shokuar Greqinë me arratisje nga më spaktakolaret kishte marrë leje nga burgu Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga njerëzit më të njohur të jetës së natës në Athinë, një tjetër 36 vjeçar me origjinë shqiptare.

Pas verifikimeve, doli se personi që e shoqëronte Alket Rizain ishte i shumëkërkuar për vrasje dhe vepra të tjera kriminale, shkruan newsbomb.al. 36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Fthiotida, ku qëndroi deri në mbrëmje, kur një ekip special policie mbërriti nga Athina për ta marrë atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit