Formacioni zyrtar/ Kuqezinjtë e Kombëtares gati për përballjen me Andorrën!

Formacioni zyrtar/ Kuqezinjtë e Kombëtares gati për…

Edhe pak orë na ndajnë nga nisja e rrugëtimit më të ri të Kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë e ëndërrojnë një kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022” ndërkohë sot përballen me Andorrën në fushën e tyre dhe kanê vetëm një objektiv, fitoren me patjetër. Italiani që drejton kuqezinjtë ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë sonte. “Nuk bëj eksperimente”, tha Reja në konferencë.

Në portë luan Etrit Berisha, pasi Thomas Strakosha prej kohësh po vuan te Lazio dëmtimet dhe mos aktivizimin. Në mbrojtje do të jenë futbollistët e seria A, treshja e qendrës me Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla.

Elseid Hysaj mban krahun e djathtë, kurse në të majtë Ermir Lenjani. Sokol Cikalleshit luan në sulm krah Rey Manajt.

Sa i takon mesfushës, Ledian Memushaj preferohet sërish nga Reja. Vlonjati shton fantazinë, që është e nevojshme ndaj një ekipi si Andorra, kurse kilometrat pritet të garantohen nga Klaus Gjasula dhe Keidi Bare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit