FORMULA 1/ Lewis Hamilton i pari në provat zyrtare mes shiut

FORMULA 1/ Lewis Hamilton i pari në…

Austria bis, tjetër Çmim i Madh në këtë vend dhe në pistën e Spielbergut ai që ka shkëlqyer ka qenë kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton, i cili ka vendosur një kohë të jashtëzakonshme nën rreshjet e shiut: 1:19.273.

I dyti me +1.216 sekonda vonesë ishte Max Verstappen i Red Bull, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz Jr.. Në vendin e katërt Valtteri Bottas që plotëson dhe katërt makinat që do të nisen nga kreu.

Shumë keq Ferrari. Sebastian Vettel u rendit i dhjeti me +2.378 sekonda nga Hamilton, ndërsa Charles Leclerc i njëmbëdhjeti, me pilotin nga Monako që nuk arriti të hyjë në Q3. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit