Foshnja e pajetë tek Ali Demi, kishte lindur 7-muajsh. Nëna e mori sepse...

Foshnja e pajetë tek Ali Demi, kishte…

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga foshnja e pajetë e gjetur sot në zonën e ‘Ali Demit’, në një kosh plehrash.

Siç mësohet, foshnja ka lindur që ditën e djeshme, e pajetë, në maternitetin “Koçi Gliozheni”.

Foshnja ka lindur 7-muajshe, ndërsa nëna ishte nga Tepelena.

Ajo e kishte marrë nga materniteti, me pretendimin se do i bënte ritet mortore.

Duke mos pasur mundësi ekonomike për këto rite, ajo dyshohet se e ka lënë për këtë arsye foshnjen e pajetë në koshat e plehrave.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqërimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H. M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Tragjike! Gjendet foshnja e pajetë në një kuti kartoni

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit