Foshnja ‘misterioze’ ribashkohet me nënën e saj 54 ditë pas tërmeteve në Turqi

Foshnja ‘misterioze’ ribashkohet me nënën e saj…

Një foshnjë në Turqi, e cila kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues të vendit në shkurt, është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur, sipas Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë.

Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay. Ajo ishte quajtur Gizem (Mister) nga autoritetet mjekësore që u kujdesën, për të pasi ajo u shpëtua.

Ministri i Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqidë, Derya Yanik e ndihmoi çiftin të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së. “Një nga detyrat më të çmuara në botë është ribashkimi i një nëne me fëmijën e saj. Të ishe pjesë e asaj lumturie do të thoshte shumë edhe për ne”,tha Yanik. 

Sipas mediave turke, babai dhe dy vëllezërit e foshnjës u vranë nga tërmeti, i cili vrau më shumë se 50,000 njerëz. Vetëm në Turqi, më shumë se 44,000 njerëz vdiqën, ndërsa më shumë se 20 milionë njerëz kanë mbetur pa shtëpi. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit