FOTO/ A mashtroi lideri i Koresë së Veriut botën me daljen në ekran? Fotot krahasuese tregojnë….

FOTO/ A mashtroi lideri i Koresë së…

Teoricientë të ndryshëm pretendojnë se Kim Jong Un ka një person sozi, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri paraqitjen e tij të parë në publik pas disa javësh me thashetheme se kishte vdekur.

Media shtetërore transmetoi imazhet e Kim në një ceremoni ku preu shiritin e një fabrike plehrash të premten e kaluar në periferi të Phenianit, paraqitja e tij e parë që prej 11 prillit.

Fotografitë kanë shkaktuar debate të shumta në internet ku disa përmendin traditën e autokratëve, përfshirë Adolf Hitlerin, Joseph Stalin dhe Saddam Hussein- se njeriu që doli në publik ishte sozia dhe jo diktatori aktual i Koresë Veriore.

Veshët dhe dhëmbët e Kim kanë qenë në fokus, shumë duke krahasuar imazhe të datuara të një Kimi të ri, me fotot e fundit të javës së kaluar.

Një vështrim i shkurtër i imazheve të publikuara nga makina e propagandës koreane tregonte se fotografia e Kim me dhëmbë të shtrembër është një version i edituar në mënyrë të ashpër të një prej fotove të publikuara zyrtarisht.

Ish-deputetja konservatore Louise Mensch shkroi: ‘Nuk është i njëjti person. Nuk jam i sigurt nëse na përshtatet për të shkuar bashkë me të apo jo, por këto të dy nuk janë të njëjta.”

Sa i përket strukturës aurikulare të Kim, ndryshimet janë shumë më delikate, dhe ekziston një sugjerim i paqartë që lobet e tij kanë ndryshuar formën.

Ajo shkruajti: ‘A po shfaqet Kim Jong-un më 1 maj? 4 gjëra për të parë: 1. Dhëmbët 2. Veshjet 3. Flokët 4. Motra”, citon Mail.

Zeng gjithashtu ndau një fotografi ku theksohej një pikë në kyçin e dorës së Kim, megjithatë, ekspertët thanë që gjatë fundjavës se kjo mund të lidhej me një procedurë kardiovaskulare, për të cilën disa besojnë se ishte arsyeja e mungesës së tij të fundit.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit