FOTO/ Ankohet për të nxehtin në Romë, e reja futet e zhveshur në shatërvanin pranë Parlamentit

FOTO/ Ankohet për të nxehtin në Romë,…

Ky është momenti kur një vajzë e re në kryeqytetin Italian, pasi ankohet për nxehtësinë e motit, heq të gjithë rrobat dhe futet e zhveshur në një shatërvan publik pranë parlamentit të vendit, duke shkuar kalimtarët dhe organet e rendit.

Vajza bëri disa xhiro e zhveshur rreth shatërvanit Piazza Colonna, pranë parlamentit italian në Romë, para se të dëbohej nga policia.

Pas vërejtjes së oficerëve, e reja mbledh rrobat dhe me buzëqeshje ndaj policëve nis të vishet.

Pamjet u xhiruan gjithashtu edhe nga turistët, teksa vajza e zhveshur hyn e del duke u freskuar në ujin e shatërvanit, vetëm disa metra larg zyrës së kryeministrit në Palazzo Chigi.

Mediat lokale raportonin se gruaja e paidentifikuar ishte një turiste dhe ishte ankuar më herët për valën e të nxehtit që ka përfshirë qytetin. Për të arritur qëllimin e saj ajo kapërceu disa barriera të vendosura nga policia ndërsa dëshmitarët thanë se zhytja e saj ishte pjesë e një loje guximi që po zhvillonte me shokët.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit