FOTO/ Arrestimi i ish të dashurës së Nejmarit, bukuroshja superseksi tregon të vërtetën

FOTO/ Arrestimi i ish të dashurës së…

Modelja Sara Vuçeliç u raportua se është arrestuar këtë të diel, pasi u kap jashtë shtëpisë së saj pa autorizim për të dalë, së bashku me një shoqe, në qytezën Zhabljak të Kroacisë.

Ishin mediat lokale në Kroaci që lajmëruan për arrestimin e 33 vjeçares super seksi, e cila në të shkuarën ka pasur një lidhje me futbollistin Brazilian Nejmar.

Mirëpo, Sara e mohon kategorikisht të jetë arrestuar, por vetëm të ketë pasur një bisedë me policin, duke qenë se shoqja e saj kishte harruar dokumentin për të dale dhe patentën.

“Nuk jam arrestuar siç shkruhet në media. Kisha thjesht një bisedë me policin. Ne po shëtisnim dhe shoqja nuk kishte dokumente me vete, si dhe kishte harruar patentën,” sqaron modelja e “Playboy”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit