FOTO/ Arrestohet modelja e famshme, iu gjet kokainë në makinën e saj Range Rover

FOTO/ Arrestohet modelja e famshme, iu gjet…

Autoritetet greke, kanë arrestuar ditën e sotme modelen e njohur Afroditi Barba.

Arrestimi i saj është bërë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në mjetin “Range Over” i janë gjetur 35 gramë kokainë, të fshehura poshtë sedlies së shoferit.

Modelja është shoqëruar menjëherë për në komisariatin e Glyfadas, ndërsa mjeti me të cilin po udhëtonte është sekuestruar.

Barba ka mohuar akuzat e ngritura, duke thënë para hetuesve se nuk e dinte se po udhëtonte me sasi droge brenda në makinë.

Policia po heton tanimë shumë versione për këtë ngjarje, një prej të cilave është që modelja e mbante drogën për konsumim vetjak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit