FOTO/ Audi sjell modelin e ri të A8-ës, atë A8 L 60 TFSI e Quattro

FOTO/ Audi sjell modelin e ri të…

Prodhuesi gjerman i makinave luksoze, Audi, ka sjell modelin e ri të A8-ës, atë A8 L 60 TFSI e Quattro. Kjo makinë mund të drejtohet për 46 kilometra vetëm me karikim.

Makina është e pajisur me një motor 3.0 litra, me gjashtë cilindra, me benzinë, që i prodhon 340 PS. Përveç këtij  motori, makina ka edhe motor elektrik prej 100 kilovatësh. Në përgjithësi, Audi A8 L 60 TFSI ka fuqi prej 449 PS.

Modeli i ri i shpenzon vetëm 2.5 litra benzinë për 100 kilometra, kur drejtohet në variantin e kombinuar me benzinë dhe karikim.

Makina mund ta arrijë shpejtësinë deri në 135 kilometra në orë duke e shfrytëzuar vetëm karikimin si burim energjie.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin vetëm për 4.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.

Çmimi fillestar i kësaj makine në Gjermani do të jetë 109,000 euro, ndërsa kompania ka filluar t’i pranojë porositë e para për ata që janë të interesuar ta kenë në garazh. /GazetaAtdheu.com/

[ngg src=”galleries” display=”basic_slideshow”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit