FOTO/ Autovetura digjet në ecje, shpëton shoferi në aksin Lin- Pogradec

FOTO/ Autovetura digjet në ecje, shpëton shoferi…

Ka përfunduar pa dëmtime në njerëz përfshirja dhe më pash shkrumbimi i një makine nga flakët, buzë liqenit të Ohrit, në afërsi të Pogradecit.

Autovetura është djegur totalisht në aksin nacional Lin-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudenisht.

Mjeti ka qenë në ecje, në momentin që ka marrë flakë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, veçse dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije së makina ka marrë flakë aksidentalisht.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka shuar flakët.

Nisur nga fakti që ngjarja ndodhi në një aks nacional, trafiku i mjeteve pësoi rëndim.

[ngg src=”galleries” ids=”321″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit