FOTO/ Bashkia e Tiranës vjedh qytetarët te fatura e ujit, protestë masive në rrjet kundër taksa abuzive

FOTO/ Bashkia e Tiranës vjedh qytetarët te…

Bashkia e Tiranës po bën “batërdinë” duke vjedhur kryeqytetasit me taksa arbitrare në faturat e ujit të pijshëm të shpërndara nga UKT-ja. Kjo e fundit, është kthyer në një thesar të vërtetë për Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi po grumbullon sasi të mëdha të ardhurash që po mbushin shumë gropa të tjera të arkës bashkiake.

Plaçkitja që po u bënë xhepave të qytetarëve të Tiranës UKT-ja dhe Lali “Zdromsi” me anë të faturave të ujit të pijshëm, nuk po merr parasysh nëse je pensionist, i varfër, i papunë, invalid, i sëmurë, beqar apo i martuar, familjar apo i vetëm.

Faturat “valojnë” çdo ditë nëpër dyert e shtëpive dhe qytetarët muaj pas muaji po përballen me realitetin e shifrave katastrofike që në sportelet e UKT-së, i justifikojnë vetëm me përgjigjen: “Janë taksat e bashkisë, se konsum uji nuk e shumë…”

Por në një kohë që qytetarët e kursejnë pikën e ujit, vetëm tarifat e taksave të Lali Zdromsit shkojnë në çdo faturë nga 1400 lekë (14 mijë lekë të vjetër) deri në 2000 apo 2500 lekë të reja.

Qytetarët kanë nisur ankesat, sidomos për taksën e banesës që Bashkia e Tiranës po e faturon sipas oreksit dhe jo sipas metrave katrorë dhe zonave respektive të kryeqytetit.

Por në të njëjtën kohë edhe të gjithë “zërat” e tjerë (taksat) në faturën e ujit janë të paktën dyfishuar duke filluar që nga taksa e pastrimit, gjelbërimit, arsimimit, heqja e ujërave të ndenjur, si dhe tarifa e shërbimit, që nuk është asgjë tjetër vetëm formati A4 i letrës që Bashkia dhe UKT=ja ta sjellin te dera e shtëpisë.

Si “zgjidhje” të parë qytetarët kanë gjetur ngritjen e zërit dhe konfliktin verbal me sportelistet e UKT-së, që mbledhin paratë e faturave dhe vulosin librezat. Ka edhe nga ata qytetarë më të ndërgjegjshëm që kanë nisur ankesat në drejtoritë respektive të UKT-së, për verifikim të sahatit, ose në njësitë bashkiake për verifikimin e sipërfaqes së banesën mbi bazën e hipotekës dhe “Certifikatës së Pronësisë”.

Por në asnjë rast nuk kanë gjetur përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe UKT-ja, që çdo muaj i sjell faturat edhe më të larta.

Qytetarë më të guximshëm i janë drejtuar edhe Kryeministrit Edi Rama me mesazhe, por ky i fundit ende nuk i ka dhënë asnjë “shuplakë” paralajmëruese Lali Zdromsit që po e trash zullumin.

Ndërkohë, si gjithmonë protesta dhe pakënaqësia kanë shpërthyer në rrjet, ku edhe në adresën tonë “Gazetaatdheu.com” kanë mbërritur shumë mesazhe dhe foto nga faturat dhe librezat e qytetarëve të indinjuar.

Ja disa prej mesazheve që ata shkruajnë në adresën tonë:

 

“Përshëndetje. Jam Zaida. Sot paguajta lekët e faturës së shtëpise se prinderve te mi… ate te ujit. Babain dhe mamane i kam ne itali te vellai im. Kane qe nga muaji mars qe mbeten aty dhe po rine se jane me mire atje. shtepine ketu e kam bosh, por fatura e ujit per majin me erdhi 14.530 leke. Nuk kam derdhur asnje pike uje, se pse une kam shtepine time. Aty nuk banon askush dhe saracineska e sahatit eshte e mbyllur. Kam bere ankese ne UKT por nuk me kane dhene zgjidhje, ndaj shkruajta te ju. Jane vetem taksa me thane ato grate te sporteli i ujit…”

 

 

Një tjetër qytetar që ka sjellë foto nga fatura e tij e ujit për muajin maj shkruan:

“Pershendetje Atdheu… Ja se si na vjeth Zdromsi i bashkisë!! Taksa mbi ndërtesën nga 150 në 223 lekë. Taksa për infrastrukturën arsimore nga 100 në 150 lekë!!

Ndërkohë një tjetër qytetarë dhe personazh publik shkruan po për të njëjtin problem:

“fatura e ujit: vlefta e fatures (me TVSH) 787.20 lek. vlefta e taksave vendore 1,409.00. pra taksa e ujit eshte 2 herë mē e lartë se sa kosto e konsumit. Nē c’vend të botës së tretë ndodh kjo?!!”

Fotografia e Andi Tepelena

Fotografia e Andi Tepelena

 

Por grabitja e qytetarëve ditën për diell dhe me fatura “e zeza mbi të bardhë”, nga ana e Bashkisë Tiranë dhe UKT-së, po vijon pa më të voglin shqetësim edhe pse zyrtarisht nga ERU-ja nuk ka një rritje të çmimit për ujin e pijshëm në Tiranë.

Po ashtu edhe zgjidhja për ujin e pijshëm nuk është bërë fakt në shumë zona të Tiranës, me gjithë investimet shumë milionëshe që Lali dhe UKT-ja po bëjnë në Bovillë dhe në rrjetin nëntokësor, të paktën nga sa pretendohet.

Mbetet vetëm që qytetarë tashmë të organizohen në protesta që ta denoncojnë publikisht vjedhjen dhe të detyrojnë Bashkinë e Tiranës dhe Lali Zdromsin që t’i thërrasin mendjes./Gazetaatdheu.com/

 

 

 

  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit