FOTO/ Boloria me kufomat e familjes Josifi në Kombinat 'trondit' edhe mediat e huaja

FOTO/ Boloria me kufomat e familjes Josifi…

Një ngjarje sa e çuditshme, aq edhe e shëmtuar për mënyrën si u krijua, ajo e familjes Josifi në Kombinat të Tiranës, ka ngjallur kureshtje edhe të mediave të huaja.

Mediat e shtetit fqinj, Greqisë, kanë shkruar sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat të Tiranës, që tronditi opinionin publik shqiptar.

Media helene “Zougla” raporton se tre gra, një nënë dhe dy vajzat e saj vendosën që të sakrifikojnë jetën e tyre, duke shpresuar në “ringjallje”, sipas udhëzimeve të një sekti fetar.

“Zougla” e ka nisur raportimin e saj duke shkruar: “Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë!”

“Shtetasja Zhaneta Josifi dhe vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, vendosën që t’i japin fund jetës, duke shpresuar në ‘ringjallje’.

Nëna dhe njëra vajzë ndërroi jetë, ndërsa Blerta është në gjendje të rëndë në spital”,- shkruan media në fjalë.

“Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për ‘t’u ringjallur’.

Ato synonin të arrinin jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar.

Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Ndërsa motra e vogël, Bletra, u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë.

E reja i tha policisë: Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë.

Sipas të dhënave të para mjekësore, Anisa dyshohet se, ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra.

Në pritje të ‘ringjalljes’, ato kanë përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit”,- vijonte shkrimi i “Zougal”.

Sipas të dhënave policore, Anisa duhet të ketë ndërruar jetë shumë muaj më herët, por ajo ishte mbajtur në banesë për shumë muaj, si kufomë e “mumifikuar”.

Mamaja dhe e motra përdornin barna dhe të tjera bimë mjekësore, për të larë trupin.

Por ishin fqinjët ata që zbuluan ngjarjen e rëndë, pasi në pallat po vinte erë e keqe, raportohet në media.

Më herët, nga kjo familje, kishte ndërruar jetë kryefamiljari rreth 5 vite më parë.

Nuk dihen shkaqet se përse në atë kohë ka vdekur burri i familjes. Policia po heton këtë ngjarje të rëndë./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”117″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit