FOTO/ Brenda shtëpisë 13 milionë dollarëshe ku Princ Harry do jetojë me familjen dhe vjehrrën

FOTO/ Brenda shtëpisë 13 milionë dollarëshe ku…

Princi Harry dhe Meghan Markle po kërkojnë të blejnë një rezidencë prej 13 milion dollarësh, i kompletuar edhe me një kënd për gjyshe Doria-n, që kujdeset për Archie-n.

Thuhet se çifti po shikojnë një shtëpi të madhe me gjashtë dhoma gjumi në Los Angeles, në lagjen e Tom Hanks dhe Ben Affleck.

“Pas karantinës Harry dhe Meghan do të lëvizin me plaçat e tyre në një shtëpi të re dhe ata duan që Doria të jetë me ta”, shkruan Daily Mail. “Doria do të ketë ambientin e saj dhe do të ndërhyjë në hapësirën e tyre. Ajo do të ketë këndin e saj”.

Burimi për Daily Mail tha se Meghan dëshiron ta mbajë nënën e saj, 63 vjeç, pasi ajo është forca e saj dhe tani ‘nuk u beson shumë njerëzve’ jashtë një rrethi të afërt të familjes dhe miqve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit