FOTO/ Britanikët festojnë fundjavën si të 'çmendur' në klubet e natës

FOTO/ Britanikët festojnë fundjavën si të ‘çmendur’…

Britanikët kanë mbushur rrugët, baret dhe klubet e natës, teksa shijojnë në maksimum fundjavën 3-ditore. Vajzat dhe djemtë veshën rrobat më të bukura dhe ekstravagante për të zbarkuar në qendrat e qytetit për të festuar ashtu siç ata dinë.

Nga fotot e publikuara nga mediat britanike shihet se si një vajzë tregon aftësinë e saj si “Tarzan”, duke u mbajtur në skelën jashtë të një dyqani. Ndërkohë në Mançester, turma të mëdha njerëzit u panë në radhë për të hyrë në bare.

Nga ana tjetër në rrugët e Soho të Londrës, shihet se si të rinjtë janë ulur në tokë e të tjerë që presin radhën të hyjnë në klubet e natës. E siç ndodh në çdo fundjavë, policia është e pranishme kudo, në mënyrë që të shmangë ndonjë konflikt të mundshëm.

Britanikët u panë duke përfituar nga moti i ngrohtë, duke shkuar në bare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit