FOTO/ Çfarë mbeti nga zjarri i madh në magazinën e gomave në Kashar të Tiranës

FOTO/ Çfarë mbeti nga zjarri i madh…

Sot paradite një zjarr i përmasave të mëdha pushtoi një pikë grumbullimi mjetesh dhe një magazinë gomash në zonën e Kasharit, në Veri-Perëndim të Tiranës.

“Gazetaatdheu.com” transmetoi më herët me foto dhe video pamjet e këtij zjarri të përmasave të mëdha, deri sa ai u vu nën kontroll prej zjarrfikësve.

Nga sa u mësua më pas, flakët kishin përfshirë një magazinë gomash në zonën e Kasharit në Tiranë.

Sipas informacioneve si, shkak i djegies së gomave një tym i madh ka mbuluar banesat dhe mbarë zonën përreth.

Po ashtu, nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje, pas rreth 1 ore vendosën nën kontroll situatën e flakëve.

[ngg src=”galleries” ids=”221″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

VIDEO/ Tiranë, zjarr i përmasave të mëdha në Kashar, ja arsyeja dhe vendi…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit