FOTO/ Çmimi e lë pa fjalë, qytetari paguan 25 mijë lekë për një çadër në Dhërmi

FOTO/ Çmimi e lë pa fjalë, qytetari…

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vesi i “futjes atij që ke pranë” dhe kjo më mirë se kudo shikohet në verë…

Nisja e sezonit turistik, ka sjellë edhe diskutimin për çmimet e kripura përgjatë bregdetit.

Edhe pse këtë vit shumë operatorë turistik po “qahen” se nuk kanë punë dhe klientë, “rrjepja” vazhdon.

Një rast i tillë ka raportuar sot si një denoncim portali “JOQ-Albania”.

Një qytetar nëpërmjet një fotoje të një kuponi tatimor, është ankuar për çmimin e lartë të çadrës në Dhërmi.

Siç shihet nga kuponi tatimor, çadra kushton plot 25 mijë lekë të vjetra.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit