FOTO/ Denoncimi! Rilindja, ‘pronare’ e jetës së natës në Tiranë. Policët e Lleshit dalin pub-eve dhe marrin gjoba si ‘Camorra’

FOTO/ Denoncimi! Rilindja, ‘pronare’ e jetës së…

Rilindja është kthyer në një “pronare” të të gjithë jetës së shqiptarëve, dhe sa më shumë ta lëmë të na nënshtrojë, aq më sterrë do na bëhet jeta.

Ju nuk mund ta besoni, por Rilindja me të vetët tani, po kthehet edhe në padrone të jetës së natës në të gjithë Shqipërinë.

Nuk janë vetëm ministrat e Rilindjes apo drejtorët pa fund, që po bëjnë para duke dhënë PPP-ra, apo duke sajuar gjithë farë tenderësh për të zhvatur paratë e shqiptarëve.

Muajt e fundit, duke përfituar edhe nga situata që qeveria “Rama” mbështeti gjithë forcën e saj tek Policia dhe dhuna, janë policët dhe shefat e Sandër Lleshit, që me miratimin e tij ose jo, kanë nisur të bëjnë “plaçkë” ku dhe si të mundin.

Në një kohë që qeveria “Rama” ka nisur operacionin anti-KÇK, janë pikërisht shefat e komisariateve dhe drejtorët e policive në rrethe, që kanë filluar KÇK-në e tyre private.

S’do mend kjo…! Kur Rama me Lleshin dhe ministrat e tjerë bëjnë para me PPP dhe tenderë, edhe këta mercenarë të pushtetit do të hanë.

Por këta të fundit, njësoj si “Camorra” e Napolit, apo “Ndrageta” e Pulias, kanë nisur me gjobë-vënie dhe janë turrur si çakenj të uritur mbi gjithë farë biznesesh, si hotele, lokale, restorante, kompani, dyqane, dhe deri tek pub-et dhe lokalet e natës.

Nuk ka zgjidhje ose rrugë të mesme…! Ose paguan gjobën ose haraçin për shefin e komisariatit, ose të bllokohet aktiviteti me gjithë farë lloj sajesash apo ankesash të rreme.

Nuk po gënjejmë për këtë por do t’ju sjellim madje edhe emra konkret që të besoni.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i thanë “Gazetaatdheu.com” se, vetëm netët e fundit në Tiranë, shefat e komisariateve me miratimin “nën zë” të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe atij të Përgjithshëm, Ardi Veliu, kanë nisur “bërjen e zarfit” nga pronarët e lokaleve dhe pub-eve.

Një rast i freskët është ai i shefit të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, Edmond Meshini, i cili ka ndërsyer policët e tij, si “pitbulla” për të mbyllur dhe bllokuar disa bare dhe lokale nate.

Denoncimin në redaksinë e “Gazetaatdheu.com” e ka sjellë një manaxher i një lokali nate në Tiranë, i cili na ka sqaruar se, pronarit të tij i është dashur që të paguajë një shumë të madhe nën-dorë, te policët sekserë të Edmond Meshini.

Në të kundërt, sipas tij, lokali bllokohej me ndonjë pretekst “ankese qytetari”, ose pa pretekst fare.

Ja denoncimi i ardhur në adresën e “Gazetaatdheu.com”:

“Pershendetje. padrejtesia ne Shqiperi nuk ka fund, policia e tiranes po ngaterron deturen e saj e cila esht mbrojtja e njerzve dhe e bisneseve , qe realisht rrogat i marrin nga taksat e qe mblidhen nga bisneset,

Ne tirane diten e djeshme po behen dallime ne interpretime te nje akti normativ qe ka daten 29 maj , dhe qe gjendja e jashtzakonshme ka mbaruar ,

Policia po shperfill e-albanian e kryeministrit , e cila ka lejuar ca bisnese te rifillojn aktivitetin e tyre.

Specifikisht komisariati nr.3 lejon te gjitha lokalet ne zonen e don doskos , por po mbyll me forc dhe kercenime baret te cilat jan me leje nga e-albania dhe kan marr te gjitha masat per ndalimin e perhapjes se covid-19 sipas urdhrave te ministres se shendetsise.

Pra padrejtesia nuk ka fund ne tirane. Sot o duhet te jesh i partise ose te jesh i fort, suksese shefit te kom.3 qe nga polic po behet dhe doktor”.

Edhe pse nuk ka asnjë urdhër nga qeveria, të paktën zyrtar, që bllokon aktivitetin e lokaleve dhe bareve, të cilët u hapën pas shumë peripecish, janë policët dhe shefat e rendit, që duan të bëjnë “plaçkë”.

Shefa komisariatesh si puna e Meshinit te rajoni nr. 3, duke përfituar nga “mjegulla” e pandemisë, por edhe nga shkelja e syrit te Drejtorit te Tiranes dhe Adri Veliut të Policisë së Shtetit, duket se po bëjnë zarfin edhe për eprorët.

E kemi të qartë, se Policia e Shtetit ka plot problem, duke nisur nga uniformat, makinat e deri te pagat që po merren me vonesë.

Por policë të dashur, nëse edhe ju bëheni njësoj si kusarët dhe banditët gjobëvënës, nuk na mbetet tjetër veç se t’ju urojmë “qëllofshi”… por pos qëllofshi në ndonjë “hundë lesh” që t’ju presë me grykën e çiftes.

Se edhe me mafiozët që vënë gjoba, tregtarët italianë kështu i lanin hesapet herë pas here.

[ngg src=”galleries” ids=”160″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit