FOTO/ Deti nxjerr në breg të Durrësit peshkun e madh të rrallë... të masakruar

FOTO/ Deti nxjerr në breg të Durrësit…

Ndryshimet klimatike kanë bërë që edhe ujërat e deteve të Shqipërisë, të vizitohen kohët e fundit nga shumë specie ekzotike “kafshësh detare”.

Balena, foka, breshka uji, peshq të rrallë të oqeanit, delfinë e deri edhe peshkaqenë, janë parë këto muaj në brigjet tona detare.

Shumë prej tyre kanë qenë edhe më parë vizitorë të ujërave tona, por kohët e fundit shumë të tjera i janë afruar shumë pranë brigjeve.

Vetëm disa ditë më parë në brigjet shqiptare u kap një peshk i rrallë i ujërave tropikale.

Por dje disa foto të mbërritura në redaksinë tonë, tregojnë pamjet e një peshku të madh shpat, i cili ka dalë i ngordhur dhe i masakruar në bregdetin e Durrësit.

Arsyet e ngordhjes së kafshës së rrallë nde nuk dihen, pasi ai u zbulua rastësisht.

Por nga pamjet dhe njollat në trup, ai mund të ketë ngecur pas ndonjë grepi të fortë dhe në përpjekje për të shpëtuar edhe nga ngordhur.

Nga fotot ai duket i lidhur me spango tek bishti, çka ngre dyshime se mund të ketë rënë rastësisht në rrjetat e peshkatarëve dhe më pas të jetë vrarë.

[ngg src=”galleries” ids=”197″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit