FOTO drithëruese... gjarpërinjtë e uritur luftojnë mes tyre për një bretkosë të vogël

FOTO drithëruese… gjarpërinjtë e uritur luftojnë mes…

Disa foto të veçanta dhe rrënqethëse kanë bërë xhirron e botës.

Ato tregojnë momentet kur dy gjarpërinj të mëdhenj kënetash, janë përleshur mes tyre për të siguruar ushqimin.

Vakti i tyre ishte një bretkosë e vogël e cila në mënyrë të dëshpëruar po tentonte t’u shpëtonte dhëmbëve të dy gjarpërinjve, ndërsa zvarranikët mishngrënës u përpoqën ta shqyenin.

Fotografia, u kap nga fotografi amator Steve Young, 55 vjeç, në Oare Marshes afër Faversham, në Kent të Britanisë.

Fotot tregonin qartë përpjekjen e amfibit të vogël për të shpëtuar nga gjarpërinjtë e egër, ndërsa ata e kapën nga këmbët e pasme dhe luftuan mbi të.

Me gjithë përpjekjet e furishme për t’i luftuar ata dhe për të kërcyer larg gojëve të uritura, bretkosa përfundojë në stomakun e zvarranikëve.

[ngg src=”galleries” ids=”246″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit