FOTO/ E gjithë qendra e Tiranës në 'pëllëmbë të dorës', pamje nga tarraca luksoze e ministrit 'oligark' të Edi Ramës

FOTO/ E gjithë qendra e Tiranës në…

Rilindja dhe kryeministri Edi Rama, do të mbahen mend me siguri për dy gjëra: bërjen e parave të shqiptarëve “rrush e kumbulla”.

Si dhe e dyta, prishjen e qendrës historike dhe monumentale të Tiranës me shembje ose ndërhyrje pa asnjë harmoni në godinat e vjetra qeveritare.

Por Rilindja kohët e fundit po shpërndan para pa fund për ata të sojit të vet, ku edhe pse vendi po bie në kolaps ekonomik, paratë për tendera, PPP dhe shpenzime qeveritare luksi, nuk paskan pasur fund.

Një rast i fundit por fort i çuditshëm është edhe ai me fondet që po derdhen ‘lumë’ në ministrinë e drejtuar nga Blendi Çuçi.

Ky i fundit, pasi e rikonstruktoi nga e para Ministrinë e Bujqësisë, sapo mori detyrën, kohët e fundit përfitoi një tjetër fond nga buxheti i shtetit dhe vendosi që ta shpenzojë të gjithin për tarracën e ministrisë.  

Denoncimi këtë herë është bërë nga ish-deputetit të PD, Bardh Spahia, i cili akuzon qeverinë dhe ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, se po abuzon me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD-së, ka treguar pamjet e tarracës luksoze të Çuçit, dhe e ka akuzuar atë se ka shpenzuar pa kriter për luks në ambientet e institucionit që drejton.

Ish-deputeti e vë theksin te ministrat e Ramës, të cilët duke ndjekur vetë atë, i përdorin paratë e taksapaguesve shqiptarë për luksin e ambienteve dhe zyrave.

Nisur edhe nga pamjet e fotove, ambienti në tarracën e Ministrisë së Bujqësisë, është konceptuar sipas modelit të verandës së një lokali luksi, ku nuk mungojnë divanet, poltronat dhe këndet luksoze, bari, vazot me bimë, madje edhe teleskopët për vrojtim.

Postimi i plotë në Facebook i ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia:

“JA SI SHPENZOHEN PER LUKS QEVERITAR TAKSAT E SHQIPTAREVE!

Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij!

Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!”

[ngg src=”galleries” ids=”270″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit