FOTO e rrallë/ Kur eksportonim kërminj dhe bretkosa në Europë edhe pse ishim vend komunist

FOTO e rrallë/ Kur eksportonim kërminj dhe…

Sot Bashkimi Europian nuk lejon që shumë produkte shqiptare të futen në vendet e tij anëtare.

Madje me pretekstin e pandemisë, BE ka bllokuar edhe lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, edhe pse Shqipëria për prej 1 dekade është anëtare e hapësirës Schengen.

Por dikur shumë vite më parë, kur Shqipëria ishte madje një shtet komunist, BE-ja e atëhershme, ose Komuniteti Europian KE, jo vetëm që importonte nga Shqipëria produkte bujqësore, por edhe ushqime të “veçanta”.

Kamionë të posaçëm frigorifer dërgonin çdo muaj drejt vendeve Perëndimore në ato vite bretkosa, kërminj dhe peshk të freskët, madje edhe midhje, duke bërë që populli i uritur shqiptar të privohej nga këto ushqime luksi.

Ato ishin të preferuar e vendeve Perëndimore, ndërkohë që nga ky shkëmbim, qeveria e Shqipërisë komuniste, përfitonte makineri, pajisje, lëndë të para, apo dhe valutë të huaj.

Sot “Gazetaatdheu.com” publikon për lexuesit e saj këtë foto të rrallë, që përveç nostalgjisë për kamionët maune të “Albtransportit” ose siç njiheshin “Albania-t”, është edhe një foto-dëshmi se çfarë eksportonte drejt KE-së Shqipëria në vitet 1970-’80.

Referuar fotos të bërë nga fotoreporteri L. Bardhoshi për revistën profesionale “New Albania”, në vitin 1979, shikohet një autokolonë e kamionëve maune dhe frigoriferë, të ndërmarrjes së “Albtransportit”, të parkuar në radhë në një rrugë të Durrësit, me gjasë në pritje për t’u imbarkuar në një traget për në Itali.

Fotografia e Albanian Transport

Automjeti i parë kamion frigorifer, i tipit “Mercedes-Benz Seria LP”, ka të shkruar qartë në karrocerinë e tij frigoriferike emërtimin “agroexport” dhe mban fotot e një kërmilli dhe një bretkose.

Ato ishin dhe produktet që ky kamion i posaçëm eksportonte drejt vende të KE-së në vitit ’70-’80.

Kamionët e tjerë pas autofrigoriferit tij, janë të tipit “Scania 111”, maune jo-frigoriferike, me gjasë për transportin e produkteve bujqësore.

Një tjetër detaj që e bën të rrallë këtë foto të atij viti, është edhe fakti se, në vitin 1979 sipas edhe specialistëve të transportit, Shqipëria kishte vetëm dy ekzemplarë të kamionit “Mercedes-Benz Seria LP”.

Pra ishte ky në foto me funksionin e autofrigoriferit, si dhe autostudioja “Mercedes-Benz PL” e RTSH-së.

Fotografia e Albanian Transport

/Foto: L. Bardhoshi/Foto: Gent Domi- ‘Albanian-transport,com’/ Përgatiti: D.Dhamo/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit