Foto e vitit 1991/ Kur monumenti i diktatorit u largua nga Gjirokastra i bërë pis

Foto e vitit 1991/ Kur monumenti i…

Më 28 korrik 1991, në mbrëmje, monumenti i diktatorit në Gjirokastër, kur nuk kish mbushur as 3 vjet që qëndronte aty, u dëmtua dhe u bë qesharak.

Autoritet e Gjirokastrës u detyruan ta heqin.

Kjo foto tregon çastin kur monumenti i Enver Hoxhës, nën talljet e disa qytetarëve të hipur në makinë, po largohej nga Gjirokastra.

Enveri monument, po largohej nga qyteti i lindjes i bërë pis dhe i shpërfytyruar.

Busti po hiqej dhe po largohej me një vendim të Komitetit Ekzekutiv.

/Autor: Kastriot Dervishi/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit