FOTO/ ‘Fluturon’ 5 metra mbi ujë. Peshkaqeni i bardhë 'thyen rekord'

FOTO/ ‘Fluturon’ 5 metra mbi ujë. Peshkaqeni…

Një fotografi mahnitëse e një peshkaqeni të madh të bardhë që ‘fluturon’ gati 5metër  në ajër ka thyer një rekord për kërcimin më të lartë përmes ujit të regjistruar ndonjëherë.

Eksperti i peshkaqenëve Chris Fallows udhëtoi për në Seal Island në Afrikën e Jugut si pjesë e javës së peshkaqenësve për Discovery Channel.

Për të realizuar këto foto të mrekullueshme u impenjuan disa ekspertë të cilët përdorën dronët pra teknologjinë e telekomanduar.

Pamjet janë aq impresionuese sa kanë bërë që personat që i kanë parë të publikuara të komentojnë duke shprehur reagimin e tyre.

Fallows tha:

“Ata thonë se një foto vlen njëmijë fjalë. Epo, ajo fotografi vlen një mijë shkrepje. Akoma s’mund ta besoj sesa lart u hodh ai, ishte thjesht e përsosur … një foto për të cilën ëndërroni.”

Regjisori i emisionit, Air Jaës: Ultimate Breach, Jeff Kurr i tha TV Insajderit:

“Chris mori disa pamje të pabesueshme. Dhe me shumë mundësi njëra prej fotove është më e mira që ka bërë ndonjëherë në jetë.”

[ngg src=”galleries” ids=”300″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi:DailyMail/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit