FOTO/ Gjendet i gjallë në një pjerrinë, vogëlushi italian i zhdukur në pyjet e Firences

FOTO/ Gjendet i gjallë në një pjerrinë,…

Fëmija është nën vëzhgim në spitalin Meyer në Firence, por është mirë. Ai u gjet rreth tre kilometra nga shtëpia, ka një të vrarë në krah dhe është i dehidruar. U gjet nga një gazetar i RAI. Karabinierja që e mori në krahë tha se “Ai pyeti menjëherë për mamin”.

Pas dy netëve dhe një dite, u gjet i vogli Nicola Tanturli, fëmija 21-muajsh i cili u zhduk nga shtëpia e tij në Palazzuolo sul Senio, në Mugello, nga një vilë në pyjet e Apenineve. Fëmija është mirë me shëndet.

Ai u dërgua me helikopter në spitalin pediatrik Meyer në Firence, ku po i nënshtrohet kontrolleve. Spitali ndërkohë ka bërë të ditur se «Nicola i është nënshtruar një vizite të parë e cila zbuloi gërvishje sipërfaqësore, por kushtet e tij të përgjithshme nuk ngrenë shqetësime të veçanta. I vogli në çdo rast do të mbahet për vëzhgim në pritje të përfundimit të kontrolleve të fundit.

Kërkimet për fëmijën kanë vijuar të pandërprerë që nga dje në mëngjes, pas alarmit të ngritur nga prindërit.

Të koordinuar nga zjarrfikësit dhe karabinierët, ata angazhuan më shumë se 200 njerëz, përfshirë shumë vullnetarë të cilët, gjatë gjithë ditës dhe natës, “rrahën” pyjet përreth shtëpive në Campanara, një fshat që është pjesë e komunës së Palazzuolo mbi Senio.

Nicola i vogël përqafon përsëri nënën e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit