FOTO/ Gjoba dhe burg, kujdes çfarë fotografoni në këto vende!

FOTO/ Gjoba dhe burg, kujdes çfarë fotografoni…

E kush është ai që nuk i pëlqejnë udhëtimet?

Sa herë kemi mundësi ekonomike dhe kohë të lirë, të gjithëve na pëlqen të vizitojmë një destinacion të ri.

Padyshim që na pëlqen të shohim vende dhe atraksione nga kultura të ndryshme.

Dhe një nga mënyrat për të ngulitur në kujtesë këto udhëtime janë edhe fotografitë.

Por, jo të gjithë e dini që ka disa vende, që nuk ju lejohet të shkrepni foto.

Më poshtë, ju paraqesim 6 vendet ku janë të ndaluara fotot.

Tej mase i famshëm për kanalet piktoreske, kafet e zhurmshme dhe bordellot, është Red Light District në Amsterdam, Hollandë. E keni të ndaluar të shkrepni foto në këtë zonë, sidomos drejt xhamave ku ndodhen vajzat.

Në Korenë e Jugut, është e ndaluar që të fotografoni femra pa miratimin e tyre. Kjo, edhe në vende publike. Nëse nuk e respektoni këtë rregull, dënoheni me gjobe 8800 dollarë deri në 5 vite burg, sepse konsiderohet agresion seksual.

Është e ndaluar në SHBA që të fotografoni pronën private. Fillimisht, duhet të merrni leje.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, e keni të ndaluar të fotografoni ura të caktuara, ndërtesat qeveritare apo pallatet e sheikëve. Thyerja e këtij ligji rezulton në 1-3 muaj burg, ose 1361 dollarë.

Në Korenë e Veriut, fillimisht duhet të pyesni. Për çdo gjë. Duhet të jeni të sigurt nëse është e lejueshme apo jo. Mund të përballeni me telashe të vërteta.

Algjeria është një vend konservator, sidomos në pjesën jugore. Burrat mund t’i fotografoni vetëm me miratimin e tyre. Për fem     rat, duhet të merrni leje nga bashkëshortët apo baballarët për t’i fotografuar, sepse gratë konsiderohen pronë e tyre. Po kështu është e ndaluar fotografimi i urave, digave apo objekteve ushtarake.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit