FOTO/Hajduti sulmon dhe i vjedh 200 mijë dollarë burrit teksa i tërhiqte në bankë

FOTO/Hajduti sulmon dhe i vjedh 200 mijë…

Një ngjarje e rëndë dhe fatkeqe i ka ndodhur një burri nga Kalifornia.

Dhe pse ai i ka ‘fsheur’ lekët e tij në vendin më të sigurt, duket se hajdutit i cili e ka sulmuar si ka bërë përshtypje.

Hajduti i ka vjedhur burrit të gjitha kursimet e tij duke e lënë me “gisht në gojë”

 Francisco Cornejo nga Kalifornia, u përball me hajdutin teksa ai i vodhi 200,000 dollarë.

Pamjet video tregojnë momentin kur hajduti, i cili është i veshur i tëri me të zeza, sulmon Cornejo-n dhe e rrëzon në tokë.

Në hapësirën e disa sekondave, hajduti ka arritur të kryejë vjedhjen, ndërsa askush nuk është ofruar të ndihmojë viktimën, pavarësisht thirrjeve të tij.

 Ai kishte shitur shtëpinë e tij dhe paratë i kishte kaluar në një llogari bankare, por vetëm disa sekonda pasi tërhoqi paratë, u vodh në mënyrë të pamëshirshme.

Ndërkohë hetimet për indentifikimin e autorit kanë filluar dhe policia po shfrytëzon pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim që të mundësohet arrestimi i tij.

[ngg src=”galleries” ids=”261″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Burimi: Ladbible/Përshtati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit