FOTO/ Haklajt e Tropojës! Historia e fisit 'të fortë' trondit Hollywood-in, gati seriali i famshëm

FOTO/ Haklajt e Tropojës! Historia e fisit…

“HAKLAJ” do të titullohet seriali më i ri i Hollywood, i cili do të ketë në qendër familjen e njohur shqiptare nga Tropoja.

Seriali do të ketë 4 seri, ku do të përshkruhen ngjarjet mes viteve ’90-2000 në qytetin verior.

Protaonist në film do të jetë padyshim Fatmir Haklaj dhe familja e tij.

Fatmir Haklaj do të luhet nga Jurgen Malaj. Në film do të marrin pjesë edhe aktorë nga treva të ndryshme shqiptare.

Filmi mendohet se do të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollywood.

Në episode do të rrëfehet lufta e ashpër e familjeve shqiptare për hakmarrje, të nxitura nga politika.

Regjisorë të filmit janë një shqiptar i Kosovës dhe një tjetër suedezo-amerikan.

32 mln USD/dollarë kap buxheti fillestar i filmit, kontribute këto nga individë, biznese, si dhe persona me influencë.

Po kush është 30-vjeçari Jurgen Malaj?

Jurgen Malaj bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, i cili kontribuon vazhdimisht në bashkëpunimin midis inteligjencës amerikane dhe asaj europiane.

Ai ka lindur në Fier, pikërisht më 15 korrik 1990, si dhe është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij.

Jurgen Malaj vjen nga një familje e madhe patriotike, e rëndësishme dhe me influencë në Shqipërinë e Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar të organizatës ndërkombëtare “World Albanian Congress WAC”, Doktor Jurgen Malaj, do të jap së shpejti një intervistë të plotë mbi projekt-filmin “Haklaj”.

[ngg src=”galleries” ids=”139″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit