FOTO/ Historia e pazakontë e gjermanit që jetoi për më shumë se 50 ditë në një aeroport pasi u pezulluan të gjitha fluturimet

FOTO/ Historia e pazakontë e gjermanit që…

Një burrë nga gjermania jetoi për rreth 2 muaj në aeroportin e Delhi-t, pasi nuk pranoi të kthehej në shtëpi.

Zyrtarët thanë se burri, Edgard Ziebat, ka thënë se ai do të largohet nga India sapo të fillojnë fluturimet ndërkombëtare, pas u bllokuan nga pandemia botërore e koronavirusit.

Mediat shkruajnë se gjermani 40-vjeçar, po jeton në zonën e tranzitit, në aeroportin e New Delhi-t Indira Gandhi International (IGI) prej 55 ditësh.

Zyrtarët thanë që burri, Edgard Ziebat, ka thënë se ai do të largohet nga India sapo të fillojnë fluturimeve ndërkombëtare, dhe se dëshiron të qëndrojë në aeroport deri atëherë.

HT raportoi të hënën se Ziebat jetonte në aeroport që nga 18 mars, pasi mbërriti në New Delhi nga Hanoi si një pasagjer tranzit për në Stamboll. Pikërisht në 18 mars ishte dita kur India ndaloi të gjitha fluturimet për në Turqi, për të parandaluar përhapjen e pandemisë koronavirus.

Katër ditë më vonë, India ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare. I bllokuar, Ziebat nuk mund të dilte nga India, as nga zona tranzitore e aeroportit, sepse ai nuk ka vizë indiane.

Një zyrtar i aeroportit tregoi se Ziebat, i cili nuk ka bërë kërkesë për vizë indiane, nuk ka të ngjarë të merrte një të tillë edhe nëse e bëri për shkak të një precedenti paraprak penal në Gjermani.

Një zëdhënës i ambasadës gjermane në New Delhi i tha HT të hënën se Ziebat iu ofrua një kthim në Gjermani, por ai nuk e pranoi ofertën.

Një zëdhënës i ambasadës tha që ai ishte “i vetëdijshëm për situatën dhe ka qëndruar në kontakt me autoritetet përkatëse”. “Ne i kemi ofruar vazhdimisht atij një rrugëkalim në Gjermani, por ai i hodhi poshtë ofertat tona,” shtoi zëdhënësi.

Javën e kaluar, autoritetet indiane kishin provuar t’i mundësonin Ziebat një fluturim për në Ankara, por autoritetet turke nuk e pranuan atë në bord pasi që fluturimi ishte vetëm për qytetarët e tyre ose mbajtësit e përhershëm të kartave. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit