FOTO/ Adoleshentja shqiptare u gjet pa jetë në Greqi, familjarët: Iku në 2 të mëngjesit të takonte oficerin...

FOTO/ Adoleshentja shqiptare u gjet pa jetë…

Vazhdojnë në Greqi hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së një vajze 16-vjeçare, trupi i pajetë i së cilës u gjet në oborrin e kishës së profetit Elias në Trikalla.

Policia e Trikallës ka në qendër të hetimeve telefonin celular të saj.

Pasi lexoi bisedat, policia thirri një person me uniformë, me të cilin 16-vjeçarja kishte komunikuar para se të gjendej e vdekur.

Në thelb të çështjes, është dëshmia e motrës së 16-vjeçares, e cila pranë autoriteteve foli për një takim të sajën me një oficer 26-vjeçar të Policisë, të cilët ishin njohur së fundmi.

Sipas informacioneve, pas takimit të tyre, i riu me uniformë u kthye në Athinë, ku dyshohet se punon.

Motra e adoleshentes, u shpreh se kishte qenë 16-vjeçarja që e kishte telefonuar dy orë më vonë, teksa qante, nga ndonjë zhvillim i mundshëm.

Oficerët e Policisë dalluan një frikë që 16-vjeçarja kishte pasur kohët e fundit, teksa kishte qenë edhe “konfuze”, edhe për reagimin e të afërmve të saj.

Vihet re se 16-vjeçarja, sipas informacionit, ishte larguar nga shtëpia e saj rreth orës 3:00 të natës, duke gdhirë e  mërkura, pa e kuptuar familja e saj, ndërsa trupi i saj u gjet rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Indiciet e para tregojnë një version vetëvrasjeje, pas ekzaminimit të trupit nga mjekësia ligjore, por familja e 16-vjeçares flet hapur se kemi të bëjmë me vrasje.

Babai i 16-vjeçares tregon çatinë nga ku sipas policisë, adoleshentja ra. Sipas asaj që ai thotë, është e pakonceptueshme që vajza arriti të ngjitej atje.

“Ata e vranë atë, lulja më iku …”,- tha ai me lot në sy para kamerës..

Motra e saj binjake ishte personi i fundit që i foli asaj. Ajo tregoi: “Ata dolën për herë të parë dje. Ai ishte shumë më i madh se ajo.

Ai ishte 27 vjeç. U shqetësova. Telefonova policinë dhe u thashë që nuk po e bënin këtë dhe se duhet ta kërkonin. “Fajtori duhet të gjendet”, tha ajo.

“Drejtësi për të gjetur vrasësin, se vogëlushja jonë është vrarë”,- tha edhe xhaxhai i saj.

[ngg src=”galleries” ids=”176″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: ANT1/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit