FOTO/ Ja ku VIP-at po bëjnë plazh... nga Rezarta Shkurta, te Olta Gixhari, e deri te Adelina Ismaili

FOTO/ Ja ku VIP-at po bëjnë plazh……

Me bikini, të tonifikuara, të nxira dhe plot sharm, femrat VIP të ekranit shqiptar kanë ngritur këto ditë së tepërmi temperaturat.

Në këto ditë korriku, ato janë “zhdukur” nga qytet kryesore të vendit dhe janë transferuar plazheve të Jugut.

Por ka edhe nga ato që janë jashtë vendit, duke shijuar pushime ekzotike, me gjithë pandeminë e koronavirusit nëpër këmbë.

Por duket se për femrat e nxehta të ekraneve dhe pasarelave nuk ka pandemi…

“Gazetaatdheu.com” sjell sot këtë fotogaleri me disa prej femrave VIP, duke treguar se ku ato po verojnë.

Për të gjithë ju që jeni në punë në këto ditë të nxehta, nuk ju ndihmojmë dot, por të paktën po ju sjellim pushimet e disa prej personazheve më të njohur të shoëbizzit.

Rezarta Shkurta

Ajo duket në top formë. Fotoja e fundit konfirmon edhe njëherë se këngëtarja mbetet padyshim një ndër femrat më joshëse në shoëbizz-in tonë.

Me bikini, buzë detit, ajo po shijon disa ditë relaksi me familjen.

Aulona Musta

Aulona e njohur për dashurinë e saj për palestrën, ajo shfaqet si gjithnjë, e tonifikuar dhe e kuruar buzë detit.

Madje mund të themi se për cilin do që e sheh, është një pamje “dëshpëruese”.

Adrola Dushi

Pushimet për miss-in kanë si kryefjalë mikeshat e saj. Së bashku me të tjera vajza të njohura, Adrola është në Jug të vendit ku po shijon disa ditë relaksi.

E veshur me bikini, brunia seksi të bën ta adhurosh edhe më shumë bukurinë e saj.

Aurela Hoxha

Prej vitesh Aurela është zhvendosur në Barcelonë, ku bashkëjeton me të dashurin e saj.

Por duket se pushimet për të nuk janë vetëm gjatë stinës së verës, po thuajse gjithë vitin.

Ndaj edhe fotot e saj me bikini nuk janë një risi për modelen. Këtë herë ajo ka postuar foto buzë pishinë, ku duket e relaksuar dhe si gjithmonë në formë.

Armina Mevlani

Për blogeren pushimet e para kanë nisur me mikeshat e saj.

Thuajse si një ritual të përvitshëm, ajo e nis sezonin e pushimeve me shoqërinë në jug të vendit.

Në fakt ne jemi gjithë sy e vesh për të parë pushimet e saj me Shkëlzenin.

Adelina Ismaili

Edhe pse është një nga personazhet më të dashura për publikun, këngëtarja ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët në rrjetet sociale.

Këtë herë ajo ka postuar një foto me vogëlushin e saj, Uliks.

Si gjithnjë në formë të mirë, Adelina dhe Uliksi po kalojnë kohë së bashku në pishina.

Andrra Destani

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij simpatike kanë zgjedhur jugun e vendit tonë për disa ditë relaksi.

Duke qenë më pak të angazhuar me punë për shkak të pandemisë, çifti duket se i ka dedikuar pak kohë vetes.

Ne zgjodhëm të postojmë këtë foto të Andrrës, që duhet thënë mbetet ende një bukuri rrëzëllitëse.

Olta Gixhari

Ajo është në javët e fundit të shtatzënisë. Aktorja ka shijuar disa ditë relaksi buzë detit.

Tashmë që Olta nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur, ajo posto foto duke na “lejuar” të shikojmë ndryshimet.

Natyrisht që Olta do të jetë një nga mamatë më seksi të shoëbizz-it./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”149″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit